Meta e bëri shqiptar, por Janullatos e mban në greqisht meshën e Krishtlindjeve (VIDEO)

Pëlqej
Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbajti sot meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse në Tiranë duke uruar besimtarët për festën, ndërkohë që dha edhe mesazhe paqeje për Shqipërinë dhe njerëzimin.

Në fjalën e tij, Janullatos nuk la pa përmendur faktin se dje ishte njoftuar për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga shefi i kabinetit të Presidentit Meta duke ironizuar edhe me shembullin e verës, e cila "sa më e vjetër të jetë aq më e mirë bëhet".

Të gjithë fjalimin e tij, Janullatos e mbajti në greqisht në prani edhe të vetë Metës. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori