Basha e akuzoi se po i jep partinë Ilir Metës, reagon Berisha: Njeri që në dy fjalë thotë 3 gënjeshtra

Ish-kryeministri Sali berisha u pyet nga gazetarët se çfarë do t’i thotë Bashës, pasi ky i fundit deklaroi një ditë më parë se Berisha i ka bërë protestën e 8 janarit për t’i dorëzuar shtëpinë e demokratëve, Ilir Metës

“A mund ti përgjigjesh njërit që në dy fjalë thotë 3 gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh një njeru që u server ju jo 7×7=42, po u servir 1985 për 5004 dhe njeriut që jeton i rrethuar si në bunker?”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit, Berisha tha: “Koment personal për ta nuk kam. Ata janë kandidatë të Lul Bravës dhe skanë asgjë me anëtarësinë e cila… Prandaj anëtarët e PD-së kanë kandidatët më të shkëlqyer që janë paraqitur para tri ditësh”.

Berisha këto deklarata i bëri para Kuvendit ku foli dhe për  protestën e bërë nga banorët e disa lagjeve në Tiranë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe nga projekti i Rindërtimit në zonën e 5 Majit.

Ai tha se mbështet protestën e banorëve, dhe iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në kryeqytet që të solidarizohen me ta.

“Ai nuk po bën marrëveshje, një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dyve, dhe noterizimin e dokumentit, kërkon firmën e Lal Plehut, mos tia themi emrin, pse personit të autorizuar prej tij.

Një territor iu jepet disa kompanive për tu zhvilluar, në të gjithë Tiranën, territori është zhvilluar përmes kontratave mes ndërtuesve dhe poseduesve të tokës, dhe nuk ka pasur konflikt.

Ndërsa këtu çfarë ndodh, pjesën më të madhe të fitimin e merr qeveria, bëhet fjalë për kulla 35 katëshe, dhe prapë banorëve nuk iu jepet e drejta për tu sistemuar. I mashtrojnë duke iu kërkuar një vetëdeklaratë të noterizuar”, tha Berisha.


Shtuar 3.02.2022 11:32