Kishte gozhdë 5 cm të gjatë në kokë por s’dinte gjë, punëtori shpëton mrekullisht (FOTO LAJM)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kalambaka të Greqisë, ku një burrë ka gjetur një gozhdë 5 cm të gjatë në kokën e tij.

Gozhda i kishte mbetur në kokë, pas një incidenti që ai pësoi teksa punonte dhe sipas asaj që raportojnë mediat në vend, veç dhimbjes që pati në fillim ndërsa punonte, ai nuk pati më dhimbje dhe as simptoma.

Pasi nisi të kishte simptoma, ai u transportua në një klinikë dhe më pas në spital ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e gozhdës.

Tashmë ai është duke u rikuperuar dhe nën vëzhgimin e mjekëve. Thuhet se pasojë për shëndetin nuk do të ketë ndërsa rasti është cilësuar si i rrallë pasi nëse gozhda do të kishte lëvizur qoftë edhe për 1 mm, mund të kishte rezultuar fatale./albeu.com/


Shtuar 19.04.2022 10:56