Meta: Dorehiqem pas 3 vjetesh
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke iu referuar kërkesës së PS-së për të dhënë dorëheqjen pas arrestimit të një punonjësi të Ministrisë së Jashtme në ambasadën amerikane për drogë, ka deklaruar se do dorëhiqet kur të mbarojë afati kushtetues, pra pas 3 vjetësh.
Ai tha se arrestimi i punonjësit tregon se toleranca zero e kesaj qeverie për korrupsionin nuk kursen askënd."Duhet të përgëzoj organet tona të specializuara për zbatimine ligjit dhe bashkëpunimin e tyre me partnerë amerikanë që konfirmon edhe një herë se për këtë qeveri toleranca zero kundër korrupsionit është e pandalshme dhe nuk do kursehet askush. Ftojmë edhe opozitën të bashkëpunojë për të ecur para në reforma kundër krimit dhe korrupsionit. Dorëheqjen do ta jap kur të mbarojë afati i percaktruar me kushtetutë, pas 3 vjetësh ", u shpreh Meta.

Sa i përket koalicionit me PD-në, kreu i LSI-së Meta e cilësoi atë si një koalicion funksionues. "Që nga dita që u shpall koaliconi i imponuar nga votat e sovranit ka treguar se ka qenë një koalicion funksionues. Ka një bilanc pozitiv që ka treguar se fuksionojnë intitucionet qeverisëse dhe ka progres të qartë në raportet Shqipëri-BE. Koalicioni përkon me ditëlindjen e Edi Ramës, të cilit e uroj " , theksoi ai.

Ministri i Jashtëm Meta dënoi sulmin ndaj deputetit serb Miletiç duke pohuar se sulme të tilla synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Meta nënvizoi gjithashut se nuk mund të ketë shkëmbim të territorit Kosovë-Serbi. "E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por heqja e kufijve. Statusi e kufijtë e Kosovës janë të pakthyeshëm. Të gjithë duhet të kuptojmë se duke respektuar kufijtë e njëri tjetrit i afrohemi më shpejt integrimit", saktësoi ai.
Shtuar më 05/07/2010, ora 14:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori