Meta: Do zbatohet Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor konsensual Rama-Berisha
Albeu.com
Gjate nje mbledhjeje te strukturave te Levizjes Socialiste per Integrim ne Korce, numri dy i qeverise, Ilir Meta, ka shuar zerat nga opozita qe ofrojne si zgjidhje te krizes marrjen nga Partia Socialiste te presidentit dhe kryeprokurorit ne vitin 2012.
“Karagjozlleqe te tilla se kjo menyre e te demtuarit te demokracise permes nje bojkoti krejt te pajustifikuar e te pamoralshem, te jene te sigurt se nuk do t’u japin as presidentin, as prokruorin, as kryetaret e gjykatave, qe i kerkojne si nje pazar per te mbyllur gjoja nje krize, qe nuk ekziston, por e kane krijuar vete. Kriza eshte vete coroditja e tyre”, u shpreh Meta.

Po kaq i vendosur zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem eshte treguar edhe per zbatimin e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, nese deputetet socialiste nuk bejne betimin deri me 6 mars, duke theksuar disa here se kjo zgjidhje eshte produkt i konsensusit Berisha-Rama.

“Te jeni te sigurte se cdo gje do te zgjidhet duke zbatuar dhe respektuar kushtetuten. Edhe per mandatet, edhe per pretendimet qe kane patur te bejne me zgjedhjet, eshte respektuar kushtetueta dhe jane konsumuar te githa aspektet ligjore, sipas vete kodit konsensual Rama - Berisha. Shqiperia do te ece perpara, Shqiperia nuk do te merret me histori te tilla, qe jane lojra ciliminjsh. Mandatet nuk jane te djegura, sepse me zbatimin e ligjit, mandatet qe do te merren jane perseri te PS-se. Nuk do te jene te qeverise ato mandate, por te PS-se ose partive te tjera aleate sipas Kodit Zgjedhor konsuesual Rama-Berisha”, tha kreu i LSI-se Ilir Meta. (tch)
Shtuar më 24/01/2010, ora 22:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori