Petrit
Vasili reagoi në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir
Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas
zgjedhjeve.
“Nuk kam komunikuar me
zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me
zotin Meta,” tha ai.
“Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e
Rilindjes,” theksoi më tej
Vasili.
Sipas tij, të gjithë duhet të jenë ballë për ballë me mafian e
Rilindjes. Sipas tij, raportet PD-LSI janë më solide se kurrë.
Në një raportim të Ora News thuhet se
Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të
zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.
Shtuar më 10/09/2020,
ora 21:36