Meta dhe Haxhinasto betohen para Topit
Presidenca
Pas miratimit nga parlamenti të ndryshimeve në qeveri Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto janë betuar sot përpara Presidentit të Republikës Bamir Topi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse, si dhe pas betimit mbi Kushtetutë të zotit Meta dhe zotit Haxhinasto, Presidenti i Republikës, Bamir Topi u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit.

Kreu i Shtetit, Bamir Topi, dha pëlqimin e vet para disa ditëve lidhur me propozim e Kryeministrit për disa ndryshime në qeveri pas kërkesës së LSI-së. Topi shpalli ditë më parë një sërë dekretesh që kishin të bëjnë me ndryshimin e dy ministrave të kabinetit qeveritar, duke shkarkuar edhe ministrin e ekonomisë Dritan Prifti dhe emërimin në vend të tij të Ilir Metës.
Shtuar më 17/09/2010, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori