Meta dhe Bushati i shpallin luftë SHISH-it, shpërndahet në media dokumenti sekret
Skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare të dy vëllezërve Sandesara, të cilët janë në kërkim nga India për përvetësimin e rreth 1 miliard dollarëve po merr përmasa të mëdha në vend.

Fill pas shpërthimit të këtij skandali dhe mësimit të fakti se njëri prej këtyre, pikërisht Niti Sandesara ishte emëruar edhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri ka bërë që të shpërthejnë akuzat mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme dhe anasjelltas, të cilat heqin çdo përgjegjësi nga vetja duke ia ngarkuar ato Shërbimit Informativ Shtëtëror, SHISH.

Në një deklaratë pak ditë më parë, Presidenti Meta tha se i kishte dhënë shetësinë vëllezërve pasi sipas tij nga SHISH nuk kishte ardhur asnjë informacion për problemet që ata kishin në shtetin e tyre.

Në këtë linjë po vijon edhe Ditmir Bushati, i cili prej disa ditësh po sponsorizon në media lajme për të hequr përgjegjësinë nga vetja në lidhje me emërimin e njërit prej vëllezërve konsull nderi të Shqipërisë në Nigeri.

Fillimisht Bushati u përpoq të shpjegonte se detyrën e Sandesarës e kishte propozuar Nigeria dhe i takonte atyre të bënin verifkimet, ndërsa sëfundmi në media ka rrjedhur një shkresë mes Ministrisë së Jashtme dhe SHISH mbi figurën e tij.

Duket qartë se shkresa është rrjedhur në media nga njëri prej institucioneve që e ka patur atë shkresë në dosje për Sandesarat, dhe ato janë Presidenca dhe Ministria e Jashtme.

Në shkresën e publikuar sot, e cila mban firmën e kreut të SHISH, Helidon Bendo thuhet se ata nuk janë konstatuar probleme për figurën e Sandesarës. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori