Meta del kundër Monikës: Nuk jam dakord për bimën 30 mijë usd/kg që do zhdukë hashashin
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka folur te Zonë e Lirë edhe për propozimin e sotëm që bëri bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ku kultivimi i hashashit të zëvendësohet me bimën e shafranit.

I pyetur nga Çani, nëse është në dijeni për këtë propozim, Meta u shpreh se e dinte por që nuk ishte dakord me Monikën, pasi sipas tij kjo nuk do të sillte ndonjë ndryshim.

“Nuk jam dakord me Monikën, hashashi është hashash, s’ka lidhje me shafranin”, u shpreh Meta./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori