“Hijet” mbi vrasjen e Sherif Mukës, rrëfehet xhaxhai: I ati i dërgonte para nga Amerika

Xhaxhai i Sherif Mukës dëshmuar lidhur me vrasjen e nipit të tij.

Ai është shprehur se Sherifi nuk ka pasur nevojë t’i futej punëve të pista, pasi sipas tij, i ati I dërgonte para nga Amerika.

Komentet xhaxhai i viktimës i ka bërë jashtë kamerave.

Kujtojmë se i riu Sherif Mukaj u gjet i pajetë në Kolonjë, rreth 8 muaj pasi u deklarua i zhdukur.

Trupi i tij ishte terësisht i dekompozuar dhe dyshime të shumta janë ngritur nga policia mbi ngjarjen pasi në kafkën e tij janë konstatuar shenja plumbi nga përdorimi i një arme zjarri.

“Isha deri dje vonë në Korçë në policia. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pisëta. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe skishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika.

Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, u shpreh Artur Mukaj.