Meta dekreton anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të hënë ka dekretuar edhe anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca bën me dije se kreu i shtetit ka firmosur dekretin për emërimin e Sonila Bejtja si anëtare të kësaj gjykate.

Ndërkohë, Binaj u skualifikua nga KED për shkak se një javë më parë ai u zgjodh gjyqtar kushtetues nga parlamenti duke u bërë gjyqtari i 5-të për t’u pasuruar më pas nga Përparim Kalo gjyqtari i 6-të.

Me këtë “OK” të KED, pritet vetëm veprimi i presidentit Ilir Meta nëse do të dekretojë gjyqtaren e tretë nga vakancat e tij dhe të shtatën për Kushtetuesen.

Njoftimi i plotë:

Meta ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësdatën 22.11.2019, si më poshtë:

1) Sonila Bejtja 76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës KushtetueseRepublikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020.
Shtuar më 28/12/2020, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori