Presidenti Ilir Meta ka dekoruar mundësit e
shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi me Titullin e lartë “
Mjeshtër i Madh”.
Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta dekoroi katër mundësit e
shquar Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi me Titullin e lartë “
Mjeshtër i Madh’’.
Kreu i Shtetit e vlerësoi z.Fuat Brahi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e
shquar në
sportin e
mundjes së lirë,
sportist i Klubit sportiv ‘Teuta’ dhe Ekipit Kombëtar.
Sportist kampion dhe trajner i rezultateve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”
Trajneri dhe kampioni i
mundjes klasike z.Hysen Omi u dekorua me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për punën e palodhur dhe rezultatet e larta në mundjen klasike.
Sportist e trajner i talentuar, me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Mundësi i
shquar, z.Alfred Bardeli, ju akordua Titulli i lartë, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e
shquar në
sportin e
mundjes.
Sportist i talentuar me rezultate të larta të arritura në veprimtarinë kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Ndërsa sportistit të mirënjohur, z.Shkëlqim Troplini, Titulli “
Mjeshtër i Madh” ju akordua “Për kontributin dhe talentin e spikatur në arritjen e rezultateve të larta në
sportin e
mundjes së lirë, me ekipin
sportin ‘Teuta’, si dhe në përfaqësimin me denjësi të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 13:52