Meta: Çmojmë mbështetjen e SHBA (FOTO LAJM)

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

Meta shprehu vlerësimin e tij për miqësinë dhe aleancën e veçantë strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe shprehu bindjen se përkushtimi dhe misioni i Ambasadorit Lu në Tiranë, do t’i shërbejë forcimit të pandalshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike.

Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë e çmon mbështetjen e SHBA në drejtim të forcimit të demokracisë, në kuadër të NATO-s dhe në operacionet e përbashkëta kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se Shqipëria do vazhdojë të mbetet një aleate e fortë e SHBA, jo vetëm në rajonin e Evropës-Juglindore, por edhe më gjerë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Tiranë dhe duke vlerësuar cilësinë e marrëdhënieve të ngushta mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe miqësinë mes dy popujve, theksoi se bashkëpunimi me Kuvendin do të jetë kyç për marrëdhëniet dypalëshe dhe për avancimin e Shqipërisë në axhendën e saj euro-atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori