Meta: Cdo ndryshim ne Ligjin e SHISH-it, ne konsultim me NATO-n
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta në një takim me gazetarët ka shprehur qëndrimin e LSI-së në lidhje me ligjin aq të përfolur të SHISH-it.Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse LSI-ja do të bashkonte votat me PS-në për ta rrëzuar ligjin në Kuvend Meta theksoi se qëndrimi i Lsi-së është parimor dhe procesi i konsultimeve për këtë ligj do të vijojë në mënyrë kontruktive.
"Është parimore që çdo zyrtar të ketë mandat të përcaktuar dhe kjo është normale që të vendoset afati por është i rëndë të jetë në kuadër të një rregulli dhe përcaktuar në ligj dhe që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni" theksoi Meta duke shtuar se çdo ndryshim të ligjit duhet të bëhet duke u konsultuar me NATO-n.
Shtuar më 24/07/2010, ora 15:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori