Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir
Meta komentoi, në një takim me emigrantë në Athinë, vendimin për të dalë nga koalicioni qeverisës dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Sipas Metës, mënyra se si LSI-ja u largua nga qeveria përbën një
risi në politikën
shqiptare, pasi dëshmoi kulturën e kompromisit dhe respektimin e marrëveshjeve.
Duke iu referuar reagimit të PD-së dhe vendimit për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ,
Meta tha se kryeministri
Berisha ra viktimë e pasionit për pushtet të pakufizuar.
"LSI ka qenë dhe do të jetë një avokate e vendosur për emigrantët shqiptarë në vendet ku ata punojnë. Para katër vitesh ne morëm një vendim të vështirë për të krijuar një koalicion të panatyrshëm por të diktuar nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe rrethanat historike. LSI tregoi dhe ka treguar se është një forcë politike e cila sjell gjithmonë
risi në emër të emancipimit të politikës
shqiptare, të një kulture të re europiane. Nuk ishin të paktë ata që u hapitën për shkak të vendimit të LSI për të konfirmuar përfundimin e marrëveshjes me PD dhe për të vendosur një koalicion parazgjedhor me PS dhe opozitën në tërësi. Përsëri LSI solli një
risi në politikën
shqiptare, sepse ne u ndamë si xhentëlmen me PD-në, pa rënë viktimë e përvojave joqytetare ku ndarjet bëhen me zhurmë, me sherre dha akuza. Politika jonë dhe shoqëria jonë duhet të mësohet me kulturën e kompromisit dhe të respektimit të marrëveshjeve. Edhe zoti
Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar. Gjë që nuk është pozitive për çdo politikan, aq më tepër për një politikan me shumë përvojë si ai", u shpreh
Meta.
Shtuar më 28/04/2013,
ora 13:14