Meta bën lëvizjen e fundit nga Dvoranit: Të shkarkohet, ja arsyet!
Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku thekson faktin se kreu i KED Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati.

Për këtë arsye, sipas Metës, Dvorani duhet të largohej nga detyra në krye të Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

Pjesë nga Letra e Metës:

Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014">2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014">2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014">2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014">2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;

-kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;

-kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

-kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe

-kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;
Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.
Shtuar më 28/04/2020, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori