Meta bën deklaratën e fortë: Shqiptarët janë më të pashpresë se sirianët dhe afganët
Presidenti Ilir
Meta ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ku shkruan lidhur me numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike.
Meta shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga
lufta dhe konfliktet civile.
Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se sot
shqiptarët ndihet më të pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan, ndaj ka ardhur koha për të menduar dhe vepruar.
“Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga
lufta dhe konfliktet civile.
Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.
Koha për të menduar dhe vepruar për
shqiptarët!”, shkruan
Meta.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 10:30