Meta bën autokritikë: Kam vërejtje për veten time për të shkuarën
Presidenti Ilir Meta falenderon ish-ministrin socialist, juristin Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Kreu i shtetit thotë se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguron se ka shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

“Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti! Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!”, thotë Meta.

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke deklaruar se “Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!” dhe me ftesën “Mirësevini të gjithë në 2 mars!”

Shtuar më 21/02/2020, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori