Meta: Bashkëpunimi, në interes të vendit
Në 71-vjetorin e Konferencës së Pezës, kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo konferencë duhet të na shërbejë të gjithëve për të qenë të bashkuar”.

“Duhet të marrim mesazhe të qarta nga Konferenca e Pezës. Bashkimi dhe bashkëpunimi është në interes të zhvillimit të kombit”, u shpreh Meta.

Më 16 shtator 1942 u mbajt në fshatin e Pezës, disa kilometra larg Tiranës, Konferenca e Pezës, e njohur në historinë e popullit shqiptar si kuvendi i parë pluralist. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar.
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori