Meta: Bashkepunimi me PD-ne, i sherben vendit
Albeu.com
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë për BBC-në është shprehur se vendimi për të bashkëpunuar me PD-në për krijimin e koalicionit qeverisës i shërben vendit, por edhe seriozitetit dhe identitetit të LSI-së, e cila në radhë të ...... parë është në funksion të integrimit europian të vendit. "Nuk kemi bërë asnjë bisedim deri tani përveçse kemi dhënë një përgjigje "Po" në parim për bashkëqeverisje me PD- në si fituese e këtyre zgjedhjeve me qëllim realizimin e një qeverisjeje të qëndrueshme dhe në funksion të reformave të integrimit europian ka theksuar Meta. Ai ka shtuar se në ditët në vijim do të ketë një takim të parë me kryetarin e PD-së dhe natyrisht fokusi kryesor do të jetë në programin e koalicionit qeverisës. Ai gjithashtu ka përsëritur akuzat në adresë të liderishipit të PS-së për atë që ai e quan përpjekje për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij proçesi zgjedhor.
Shtuar më 09/07/2009, ora 02:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori