Meta: Bashkëpunimi dhe toleranca do e çojnë para Shqipërinë
Pëlqej
Meta u bëri sërish sot thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që të bëhen pjesë e jetës parlamentare, pas gati 2-muajsh nga bojkoti i tyre. Gjatë një vizite në Berat me rastin e festimeve për 70-vjetorin e çlirimit të qytetit, Meta përcolli urimet për qytetin e Beratit për kontributin që ka dhënë në Luftën Nacional Çlirimtare.

Berati di t’i festojë ngjarjet si asnjë qytet tjetër. Berati u bë kala e fuqishme e luftës antifashiste dhe sot është kantier ndërtimi”, tha Meta.

Ndersa ministri i Drejtësisë Nasip Naço u shpreh se pas çlirimit të Beratit, në këtë qytet historik u vendos qeveria e parë, ku u dhanë dhe urdhrat e parë për çlirimin e plotë të Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori