Meta: Bashkepunim i ngushte me Kosoven
Albeu.com
Eshtë thelbësore që Serbia dhe Kosova të punojnë së bashku për të ardhmen e përbashket europiane. Qeveria shqiptare ka bërë gjithçka për ç'tensionimin e marrëdhenieve mes serbeve dhe shqiptarëve.Ne kemi marrëveshje dypalëshe me Serbinë, kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme si ajo për luftën ndaj krimit të organizuar. Gjithashtu kemi mbështetur autoritet kosovare dhe komunitetin ndërkombetar i cili ka bërë një punë të mirë për zbatimin e akteve ndërkombetare në Kosovë.

Në samitin e Dubrovnikut shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Kosovës. Duke qënë se Kosova ishte pjesë e këtij takimi por Serbia bojkotoi sërish, ministri Meta ka bërë thirrje për bashkëpunim në emër të të ardhmes europiane. Në fjalën e mbajtur gjatë samitit Ministri i Jashtëm Meta është përqëndruar tek rëndesia që kanë marrëdheniet e mira mes serbëve dhe shqiptareve për rajonin tonë.
Ndërkaq në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën "Europa Juglindore, përballja me sfidat globale" Meta ka folur edhe për problematikën ekonomike, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit.
Gjatë samitit në Kroaci kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e grupit të socialisteve dhe demokrateve në PE Hannes Swoboda i cili njihet si një prej mbështetësve të kerkesave të opozitës. Gjatë këtij takimi lideri i maxhorancës Berisha ka rikonfirmuar vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, për të përshpejtuar integrimin evropian. Nderkaq duke iu referuar bojkotit të Serbisë në këtë samit, kryeministri Berisha ka theksuar se qëndrimet përjashtuese që po mban Serbia nuk përputhen me idealet europiane.
Berisha e ka vlerësuar si të rëndësishem zhvillimin e këtij samiti për bashkëpunimin rajonal , duke përsëritur se shpreson që Serbia të heqë dorë nga bojkoti apo mungesa e dialogut.
Shtuar më 10/07/2010, ora 17:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori