Tragjedi, autobusi plot me nxënëns përplaset me kamionin, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi të premten në qendër të Sri Lankës.

Në rrethana ende të paqarta, një autobus me studentë është përplasur me një kamion, dhe ka marrë para një biçikletë me tri rrota.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin rreth 50 nxënës nga një shkollë nga Kolombo.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit tragjik./albeu.com/