Meta: Aleat me PS-në deri sa të anëtarësohemi në BE
Ilir Meta
Një intervistë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, kreu i LSI-së, Ilir Meta ka thënë se aleanca me PS-në i ka të gjitha mundësitë për të zgjatur, të paktën për aq kohë sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së”.

“Ju e dini që marrëveshja e Shkodrës është një marrëveshje strategjike, që do të thotë se i ka të gjitha mundësitë për të zgjatur, të paktën, për aq kohë sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së”,-tha ai. I pyetur nëse ka ndonjë afat se kur mund të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së, Meta thotë se nuk varet vetëm nga ai apo nga LSI-ja, por nga të gjithë dhe nga BE. Sipas tij, në marrëveshjen e Shkodrës angazhohen brenda dy mandateve.

Sa i takon spekulimeve të mëparshme për postin e kryeministrit, Meta ka thënë se ka një detyrë shumë të nderuar, të cilën do të përpiqet ta bëjë me përgjegjësi maksimale.”Natyrisht, ky koalicion e ka një Kryeministër, i cili gëzon mbështetjen time të plotë dhe të LSI-së”,-tha ai. Se sa ndikim ka ai në qeverisjen e Edi Rama, Meta përgjigjet: “Mendoj se qeveria ka një program, i cili është një program i përbashkët dhe LSI përfaqësohet me emra të spikatur në këtë qeveri dhe ka angazhimin e plotë për të ndikuar në mënyrën më pozitive dhe më të përgjegjshme për arritjen e përbashkët: të suksesit të kësaj qeverie.”/albeu.com/
Shtuar më 15/10/2013, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori