Meta akuzon opozitën: Më kanë lënë vetëm të ekspozuar ndaj një bande
Meta ka hedhur akuza të forta ndaj partive kryesore të opozitës duke thënë se me largimin nga Kuvendi ka bërë gabim dhe ekspozuan Presidentin ndaj bandës, siç e quan ai qeverinë.

“PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime qe kane bere deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë.

PD dhe LSI i kane lënë rruge të hapur kapjes se institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kane lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.

Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli ne 1 mije media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”, ishe kjo një pjesë nga deklarata e Metës.
Shtuar më 14/11/2019, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori