Parlamenti Evropian thirrje qeverisë shqiptare: Ndaloni ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Parlamenti Europian i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Sipas rezolutës së Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit 2022 për Shqipërinë, qeverisë Shqiptare i tërhiqet vëmendja dhe i kërkohet të ndalohet menjëherë ky projekt që cënon dhe shkel normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversiteti.

Kjo vërejtje për Shqipërinë ndodhet në pikën e 84-të të projekt-rezulotës ku thuhet: “ I kërkohet qeverisë shqiptare të ndalojë projektet që rrezikojnë të shkelin normat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së biodervistetit, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura”

Aeroporti i Vlorës është një investim me mbi 100 milionë Euro. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike./albeu.com/