Meta: Akuzat ndaj Priftit, sulm i vjeter politik
Albeu.com
Zëvendëkryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta i cilësoi si sulm të vjetër politik akuzat e Partisë Socialiste për ministrin e ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me debatet e fundit për pasurinë e ministri Prifti zoti Meta theksoi se akuzat tregojnë se lidershipi i PS-së ndodhet në krizë të madhe dhe se PS-ja është e çorientuar tërësisht.

"Të gjitha akuzat tregojnë shumë thjesht se është një sulm politik, tregojnë krizë të madhe të lidershipit të kësaj force politike që është çorientuar tërësisht që në vend që të fokusohet tek reforma zgjedhore merret me çështje që Prifti i ka sqaruar vetë duke bërë thirrje që të hetohet pasuria e tij" theksoi Meta.

Meta gjithashtu e ka cilësuar akzuat e Ramës si një fobi e vjetër e tij kundër Priftit që në kohën kur ai ishte në Partinë Socialiste theksoi ato janë sulme banale dhe denigruese.
Shtuar më 21/07/2010, ora 14:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori