“Mezi pres të heq kostumin e presidentit”, Meta: 25 Prilli, ndeshje e trukuar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në zyrën e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit, më 24 korrik.

Pas kësaj date, Meta tha se do të kthehet te populli i “2 Marsit” duke shtuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e para që do të zhvillohen pasi të heqë kostumin e presidentit.

Ai deklaroi gjithashtu zgjedhjet e 25 prillit nuk u fituan nga Rama, duke i cilësuar ato të shitura.

“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin.

Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës.

Unë do të kthehem te populli i 2 marsit.  Rama nuk ka fituar. Ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar. Nuk kam asnjë premtim për të bërë sepse nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit. Në zgjedhjet më të para pasi të heq kostumin e presidentit, më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që i shet ndeshjet”, deklaroi Meta.


Shtuar 21.01.2022 12:31

Tags: