Presidenti i Republikës Ilir
Meta ka uruar
ditën e Flamurit dhe
ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga
Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Gëzuar
Ditën e Flamurit Kombëtar,
Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.
108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga
Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! 🇦🇱
Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”, shkruan
Meta.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 08:36