Mësuesja e sëmurë me tumor vë me shpatulla pas murit Ramën, ç'ndodhi në Rrëshen
Pëlqej
Në takimin e sotëm në Rrëshen Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një bashkëbisedim.

Një zonjë e ulur nga fundi i sallës i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik.

Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3.
Mua dhe gati 120 të tjerëve na thone s’ka ilace është i shtrenjtë, nuk dimë cfarë do bëhet me ju, më duket pak paradoks se cdo investim ka një kosto të lartë fatura dhe s’mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje.

Një burokraci e paparë me orë të tëra në zyrën e informacionit, s’kam mundur ta takoj drejtorin e spitalit, nga kush ka frikë ky zotëri nga unë që jam një paciente që kam nevojë për të mbijetuar? Kam dyshime që ju mund të keni një realitet tjetër mbi tavolinë.

“Kete vit nga njera ane kurimi do rifilloje djhe me planifikimin e ri do kemi stabilitet edhe me keto kurat qe jane te shtrenjta. Ky eshte rasti i 4 apo i 5 qe une degjoj dhe e njoh, nuk me shpeton gje”, iu pergjigj Rama.

Rama nga ana tjetër u përgjigj se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori