Mësuesit peticion Tafajt: Nuk bëjmë master në pleqëri
Rreth 70 arsimtarë të ciklit të ulët në kryeqytet kanë firmosur një peticion, drejtuar ministritArsimit, Myqerem Tafaj, ku kundërshtojnë urdhrin e tij për të ndjekur studimet për master shkencor.

Në letër thuhet se pretendimi i ministritArsimit tingëllon tendencioz dhe dashakeq.
“Kërkesat e tyre janë të pavend, fillimisht na dënuan se nuk njohim mirë gjuhën shqipe, konkretisht gramatikën e saj, ndërsa tani na kërkojnë të zotërojmë diplomën e masterit shkencor. Unë personalisht gjykoj se e njoh shumë mirë gjuhën shqipe, ndërsa studimet për master shkencor nuk i ndjek dot, sepse nuk kam para për të paguar tarifën vjetore, shumë lekësh që për rrogën time është më shumë sesa e kushtueshme, pa përmendur edhe kohën fizike. Unë jam 45 vjeç, më duhet t’u jap mësim nxënësve të klasave I-VI çdo ditë, pas kësaj duhet të kujdesem për familjen time, bashkëshortin dhe dy fëmijët. Edhe sikur të kisha para, nuk kam kohë fizike për t’iu nënshtruar studimeve,” sqaron Mirela, mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë.

Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe mësuesit e tjerë, duke e konsideruar urdhrin si fyes.

“S’më duket aspak i drejtë vendimi i ministritArsimit, që parashikon si kusht për të zhvilluar provimin e shtetit, diplomën e masterit shkencor. Në fund të fundit, ne kemi kryer studimet në fushën e arsimit, për të qenë mësues, jo pedagogë. Këto s’po bëjnë dallime. Pse u dashka që unë të bëj gjithë këto shpenzime kur paga ime nuk rritet, ku paga ime është as gjysma e rrogës së një pedagogu që gjithashtu zotëron diplomën e masterit shkencor. Diskutojmë mes kolegësh për qëllimin e këtij vendimi dhe mendojmë se qëllimi parësor është përfitimi financiar,” pohon ndër të tjera Petriti për gazetën Shqip. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori