Mësuesi francez vrapon në maratonë për të mbështetur familjen shqiptare (FOTO LAJM)

Në Rennes të Francës një mësues mori pjesë në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.

Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre do të vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr.

Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.

Ai gjithashtu kishte të stampuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.

“Ne po përpiqemi të kontribuojmë një shoqëri që ka probleme me mikpritjen. Brenda shkollës, jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam të jemi thjesht shikues të asaj që po ndodh”, tha ai.

Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familje Kuti.

“Fola me Arianin dhe ajo që më ka prekur është dëshira e tyre për të jetuar në Francë, për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht, çiftit i ofrohet edhe punë … “, u shpreh ai.

Raphawl Dubreux vendosi të garonte për herë të në një maratonë, për t’i treguar çifti mbështeten e tij.

“Unë kam bërë vetëm gjysmë e maratonës për momentin, por 42 km nuk janë asgjë në krahasim me distancat që bëjnë emigrantët,” thotë ai.

Maratona ka nisur sot në orën 8:30 në Cancale, në ditën e ditëlindjes së Arianit./abcnews
Shtuar më 26/05/2019, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori