U qëllua me armë nga bashkëfshatari në Lushnjë, dy vite më parë vëllai i 60-vjeçares kreu vrasje për pronat

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 60-vjeçares në Lushnje.

Bajame Seneja 60 vjeç mbeti e plagosur pasditen e sotme në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat në Lushnje.

Burime bëjnë me dije se 60-vjeçarja u qëllua nga një bashkëfshatar me armë zjarri nga një automjet në lëvizjë. Sipas informacioneve, gruaja është plagosur në këmbë, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Nuk dihet nëse ngjarja e rëndë lidhet me vrasjen e dy viteve më parë, ku vëllai i 60-vjeçares vrau kushëririn e tij pas konfliktit për tokat./albeu.com/