Mësoni si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme
Sapo u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte. E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.

Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.

Ju urojmë një të diel të bukur në vijim!
Shtuar më 13/10/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori