Mësoni "perlat" e deputetit që i habiti të gjithë me deklaratën në Kuvend: Unë jam i zgjuar!
Fjala e deputetit Kostaq Papa në Kuvend ka shkaktuar të qeshura, dhe videoja e tij ka bërë xhiron e rrjetit.

Kostaq Papa është kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë në radhët e opozitës së re.

Kuvend, ai bëri një deklaratë të habitshme në Kuvend ku tha se kur kishte para, femrat pinin më shumë uiski se sa ujë.

Por kjo deklaratë e pazakonte nuk është e para për deputetin në fjalë.

Në një aktivitet të zhvilluar kohë më parë, ai thotë midis të tjerash se është një nga njerëzit më të kulturuar të këtij vendi.

Kostaq Papa: Kjo që kërkojmë ne është Shqipëria e Bashkuar, është shqiptaria. Edhe Lëvizja Krahët e Shqipes, duket konsideruar si një lëvizje.

Sepse në kuadër të lëvizjes së diasporës dhe të shqiptarëve kudo qoftë në trojet etnike, qoftë në emigracion nga jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, janë në lëvizje të njëanshme ose të pjesshme.

Të gjitha bashkë përbëjnë lëvizjen e diasporës apo të trojeve të tjera etnike, pra të lëvizjeve shqiptare.

Të ulemi pak me këmbë në tokë. Lëvizja Krahët e Shqipes apo çdo lëvizje tjetër të ulet me këmbë në tokë. Nuk janë lëvizja shqiptare sepse lëvizja shqiptare është tërësia e lëvizjes së tërë shqiptarëve në Shqipërinë londineze, në Kosovë, në Iliri, në Preshevë, në Sanxhak, në Malësinë e Malit të Zi, në Çamëri, në Kosovën lindore.

Nuk dua të ndalem sepse për të folur për punën e shqiptarizmit, secili nga ne jo vetëm unë që ndoshta bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, të gjithë ne mund të flasin me orë apo ditë të tëra. /albeu.com/


Shtuar më 06/03/2020, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori