Mësohet shkaku i vdekjes së Gjergj Xhuvanit, si u informua bashkëshortja për lajmin e hidhur
Gjatë mesditës së sotme ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, i cili vuante prej diabetit prej një kohë të gjatë.

Xhuvani ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi ku edhe ka pësuar një arrest kardiak duke mos i dhënë mundësi mjekëve që të ndërhynin.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Luiza Xhuvani dhe vajza ndodheshin për pushime në jug të vendit kur kanë mësuar lajmin e papritur duke bërë që të nisen urgjentisht për në Tiranë.

Gjergj Xhuvani ishte një ndër regjisorët më të njohur shqiptarë.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Xhuvani do të mbahet mend si autor i disa filmave të suksesshëm të pas viteve 90’, si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.
Shtuar më 14/08/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori