EKSKLUZIVE/ Ky ishte shkaku i sherrit me 6 të plagosur në Dibër
Gjatë mbrëmjes së sotme një sherr masiv ndodhi në Dibër duke shkaktuar 6 të plagosur rëndë.

Sherri vazhdoi edhe në spital ku u nevojit ndërhyrja e mjekëve për të ndarë dy grupet që po konfliktoheshin.

Albeu.com mëson se sherri nisi për shkak të një krushqie të prishur mes fiseve Lata dhe Nuredini. Ata kanë lënë për tu sqaruar po në debat e sipër ka nisur sherri.

Sipas informacioneve parapake, njerëz të afërt të një çifti të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre, nuk kanë lejuar babanë të takojë djalin e tij.

Ai u është drejtuar duke i pyetur se përse nuk e lejojnë të takojë të birin.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori