Mësohet gjendja shëndetësore e 3 punëtorëve që u plagosën nga shembja e skelës
Gjendja shëndetësore e 3 muratorëve që dje mbeten të plagosur rëndë pas rrëzimit të skelës në një pallat në rrugën “Faik Konica” në Tiranë paraqitet e stabilizuar.

Familjarët e 3 personave të plagosur konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Aktualisht në spitalin e traumës janë të shtruar tre punëtorët,Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku.

Mësohet se Euglidios Lika ka qenë në katin e katërt në momentin e shkëputjes së skelës

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën 31-vjeçari Ergys Brahimaj punëtor ndërtimi si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor.
Shtuar më 17/08/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori