Babai qëlloi për vdekje djalin, zbulohet motivi i krimit të rëndë në familjen shqiptare
Pasditen e sotme një krim i rëndë ka ndodhur në Kosovë, Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se pas një sherri në familje, babai ka qëlluar djalin e tij duke i marrë jetën.

Viktimë ka mbetur i riu, Albert Krasniqi, ngjarje e ndodhur në bodrumin e banesës së tij në rrugën C.

Mediat lokale shkruajnë se viktima është një person problematik, i cili dyshohet se ka kërcënuar prej ditësh familjarët e tij për t'i plotësuar kushtet që kërkonte.

Ka qënë babai i tij që ka qëlluar për vdekje të riun dhe më pas ka njoftuar policinë e cila e ka arrestuar dhe shoqëruar në komisariat. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2021, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori