Mesiq: Vendimi i GJND vetem keshilledhenes
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq ka thënë se çfarëdo vendimi, që merr Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai do jetë vetëm këshillëdhënës.Ai ka bërë këto komente pas takimit të përbashkët me kryetarin malazias Filip Vujanoviq, atë të Bosnjës Haris Silajxhiq dhe me ish-presidentin turk Sulejman Demirel, në Izmir të Turqisë, ku është biseduar për situatën në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.

Duke folur për Kosovën, Demirel dhe Mesiq janë pajtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet t'i përshtaten realitetit të ri, që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (rel)
Shtuar më 04/11/2008, ora 21:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori