Presidenti kroat, Stipe Mesiq ka deklaruar se "askush nuk po bën presion mbi Serbinë që të njohë Kosovën", por sipas tij, "është çështje e Serbisë, e institucioneve dhe të qytetarëve të saj se çfarë qëndrimi do të marrin ndaj realitetit (pavarësisë) që është i pakthyeshëm".Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit "Danas" Mesiq ka shprehur mendimin që "Serbia, në radhë të parë për shkak të serbëve në Kosovë, duhet të gjejë ndonjë modus vivendi me Kosovën".
"Se a do ta njohë dhe kur, kjo në këtë kontekst është më së paku e rëndësishme. Është me rëndësi që Serbia të mos dënojë në asnjë mënyrë vendet të cilat kanë vendosur marrëdhënie me Kosovën dhe që, pasi ka kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ta lërë çështjen që të zgjidhet në binarin juridik", është shprehur Mesiq. (qik)
Shtuar më 19/06/2009,
ora 17:52