Mesiq: Serbia te mesohet te jetoje pa Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari kroat Stipe Mesiq në Ohër tha se Serbia duhet të mësohet të jetojë pa Kosovën, ndërsa Kosova duhet të mësojë të jetojë si shtet i pavarur.
Në hapësirat e Ballkanit ende ekzistojnë disa çështje të hapura për zdhidhjen e të cilave kërkohet edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare.
Megjithëse vendet e rajonit në raport me synimet euroatlantike lëvizin në drejtim të duhur, rajoni përballet me një periudhë vendimtare vlerësoi kryetari kroat Stipe Mesiq për të cilin kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin kushtetues të vendit është njëra nga çështjet për të cilën nevojitet vullnet politik nga të dy palët, por edhe ndihmë e fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare.
Për kryetarin kroat ndarjet në rajon janë punë e kryer me vetë pavarësimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si shtete të pavarura.
"Serbia duhet të dekosovizohet, respektivisht duhet të mësojë të jetojë pa Kosovën, ndërsa Kosova duhet të mësojë të jetojë si shtet i pavarur. Ky është një proces dhe nuk duhet të ndërpriten raportet midis vendeve të cilat e kanë njohur realitetin e ri në Evropë. Serbia duhej t'i jepte autonomi më të madhe Kosovës dhe të negocionte me shqiptarët",deklaroi Mesiq.
Shefi i shtetit kroat, Mesiq, shpreson se Maqedonia dhe Kroacia do t'i fitojnë kontestet me Greqinë dhe Serbinë para Gjyqit ndërkombëtarë të drejtësisë. Sipas tij ai është një proces i gjatë i cili nuk mund të parashikohet qartë se si do të përfundojë.
"Më vjen shumë rëndë të jap vlerësim për kontestin, por unë mund të konstatojë se zgjidhja e çështjes në vend të dimenzionit politik tashi merr dimensionin juridik. Kjo sa mund të shikojë ndërpret debatin politik të kontestit. Kjo mund të marrë kohë por ai që vendos të bëjë padi lloogarit në faktin se mund ta fitojë kontestin", tha Mesiq. (alsat)
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori