Mesiq: Serbia po kerkon lufte te re
Pëlqej
Albeu.com
Serbia është në kërkim të një lufte të re në Ballkan. Kështu ka deklaruar për Top Channel, Stipe Mesiq, presidenti i Kroacisë duke e lidhur këtë me përpjekjet serbe për ndarjen e Kosovës.
Rajoni dhe vetë Serbia është e ndërtuar nga minoritete thotë Mesiq. "Ndarja e Kosovës, sipas oreksit serb, është një ëndërr e Beogradit, që na kujton epokën e diktatorit Millosheviq. Dhe nëse vërtet do të ndodhte ashtu siç pretendon Beogradi, kjo do të thotë kthim prapa. Do të thotë realizim i ëndrrës për krijimin e Serbisë së Madhe", u shpreh Mesiq.

Kreu kroat theksoi se kërkesa sjell edhe krizën, meqë Ballkani dhe vetë Serbia janë ndërtuar nga minoritete. "Nuk duhen harruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pastaj minoritetet në Serbi dhe Vojvodinë, ata në Maqedoni", theksoi Mesiq, sipas të cilit, me këto lojëra politike janë të rrezikshme në Ballkanin e sapodalë nga lufta.

Mesiq tërheq vëmendjen se propozimet e Serbisë, mund të provokojnë konflikte të reja e të përgjakshme në Ballkan. (Lajm)
Shtuar më 26/11/2008, ora 03:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori