Mësimi në universitete do zhvillohet online, studentët ngrihen në protestë
Studentët kanë vendosur të ngrihen në protestë pas vendimit për zhvillimin e mësimit online.

Data kur ishte paracaktuar për hapjen e vitit të ri akademik nuk do t’i gjejë të rinjtë në auditorë, por as në shtëpitë e tyre për mësim në distancë.

Pikërisht të hënën, në orën 10:00, ata do të dalin në sheshin përpara Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve.

“Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin”, shprehet një studente.

Shtuar më 31/10/2020, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori