Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha nga selia blu: Proces historik (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka votuar për zgjedhjen e kryerit të ri të Partisë Demokratike në selinë blu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, Berisha është ndalur të flasë për mediat, ku e ka cilësuar procesin e sotëm historik.

“Së pari përshëndes, demokratet dhe demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe uroj  që të marrin pjesë të gjithë në këtë procves historik , jo vetëm për PD por për të gjithë Shqipërinë.

 Të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë , të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan,” tha ndër të tjera Berisha. /albeu.com