Mesila s’ia përton Spahos: Për fajin tuaj s’u futa në Kuvend
Pëlqej
Kanë vazhduar replikat në distancë mes ish deputetes së PD-së Mesila Doda dhe nënkryetarit të saj Edmond Spaho.

Ditën e djeshme Mesila e cilësoi si delirant Spahon. Pas këtij ofendimi, Spaho i dha një përgjigje duke i kujtuar se “shqetesimi im ka te beje edhe me faktin qe partia qe merr 75 mije vota nuk fut ne Kuvend as Kryetarin, as nenkryetaret dhe as Sekretaren e Pergjitheshme… ky eshte nje problem qe do vemendje”.

Kaq ka mjaftuar që Doda me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, i ka kujtuar Spahos se mosfutja e saj dhe e Idrizit në Kuvend i faturohet paktit Rama-Basha.

Postimi i Mesila Dodës

Nje shenim i fundit…

Per z. Spaho qe me miresjellje po na kujton marreveshjen e nates PD-PS

Nese jeni i shqetesuar se pse nuk eshte ne Parlament kryetari i PDIU, duhet ta dini qe ky eshte rezultat i pazarit te nates PS-PD.

U dhane 6 ministra teknik dhe po aq drejtore ekonomik qe fushata po edhe numerimi dhe tjetersimi i votes te perqendrohej kunder partive te tjera, sepse le ta themi haptas… ky ishte pakti i dy te medhenjve kunder gjithe te tjereve.

Per here te pare u bene bashke Pd e PS qe te mos hapeshin kutite e Tiranes e te mos dilte ne shesh zullumi i gjithperfshirjes ne vjedhjen e votes ne numerim, duke shenuar edhe rastin e pare kur nje opozite nuk deshiron transparence .

Keto qe po them jane fare pak ne krahasim me ate te vertete qe mbulon vjedhjen e mandatit te PDIU ne Tirane, dhe kalimin e ketij mandati ne favor te PS. Gjithsesi, per shqetesimin tuaj qe kryetari nuk eshte ne Parlament, me duhet t’ju kujtoj qe edhe PD ende eshte ne kohen kur kryetari i saj eshte jashte parlamentit, ndaj nuk eshte as hera e pare e as e fundit qe nje kryetar partie nuk eshte ne Parlament.

Nese jeni shqetesuar pse nuk eshte sek e pergjithshme e PDIU ne Parlament, ju falenderoj qe e ndjeni mungesen time, por nuk eshte fundi i botes.

Nuk arriti as PD qe eshte parti e madhe te fuste ne Parlament sekretarin e saj te pergjithshem. Tek e fundit edhe ju e dini qe politikani qe nuk eshte rritur me zor e qe ka talent, din te beje politike e te imponohet edhe kur nuk eshte ne Parlament.

Per sistemin po, duhet te shqetesohesh sepse jane 40.000 vota shqiptaresh qe mbeten pa perfaqesim. Kjo duhet te jete piknisja per ndryshimin e sistemit. Vote e barabarte dhe me te njejten peshe…

E kam edhe nje shqetesim te fundit. Mos e konsideroni me shtetin fqinje si yllin polar te demokracise e mos ju servilosni. Ka probleme te medha me respektimin e te drejtave te njeriut dhe jane bashkombasit tuaj ata qe jane vrare dhunuar e vjedhur ne prone e identitet. E më se fundi me duhet te them qe nuk ka ardhur asgje e mire nga ky nenshtrim per shekuj me rradhe. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2017, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori