Mesila Doda shpërthen ndaj Berishës: Mos e përmend më Sokol Olldashin
Pëlqej
Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka favorizuar asnjë garë në Partinë Demokratike.

Ish-demokratja dhe numri dy në partinë e PDIU-së shkruan se: “gabimi i vetëm gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një, besoi se gara në partinë e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme”.

Postimi i plotë në Facebook

Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme.

Gara e dikurshme ishte thelbesisht e manipuluar dhe e njeanshme, deri ne telefonata personale tek kryetaret e antaret e PD dhe per fat te keq vazhdon te jete e njeanshme edhe sot...

Nuk di ç'vlere ka tani ky debat???? Tani çfaredo te thuhet apo te perpiqet te zbukurohet eshte e pamundur... e verteta eshte para syve te te gjitheve.

Paaftesia dhe egoizmi kane zene vend ne krye e nuk shkulen me. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori