Mesic: Ceshtja e kufijve ne Ballkan u zgjidh perfundimisht
Albeu.com
Në një intervistë për BBC-në, presidenti kroat në largim Stipe Mesiç vlerëson se çështja e kufijve në Ballkan u zgjidh përfundimisht. Sipas tij, nuk është e thënë që Beogradi ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me Prishtinën.
Ndërkaq duke folur për Bosnjën, Mesiç shprehet se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republikës së Serbëve.
Shtuar më 09/02/2010, ora 18:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori