Mesiç: Serbia nuk mund të kërkojë të drejtën për të ve
Albeu.com
Serbia nuk mund të kërkojë të drejtën për të vendosur mbi fatin e Kosovës, pasi Kosova nuk i përket asaj. Kështu ka deklaruar Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq për gazetën austriake "Prese"."Një gjë duhet të bëhet e qartë se Kosova ishte pjesë përbërëse e federatës jugosllave dhe ashtu sikurse ishin republikat tjera, të cilat tashmë kanë filluar pavarësinë. Kështu Serbia nuk mund të marrë automatikisht çdo kompetencë, që i ka takuar ish Jugosllavisë për Kosovën dhe të kërkojë diçka, që asaj nuk i takon", është shprehur Mesiq.
Shtuar më 10/05/2007, ora 14:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori