“Jam gati”, Johnson reagon pas nisjes së garës për liderin e partisë konservatore dhe kryeministrin

Boris Johnson është kthyer në Britani dhe ka përshëndetur turmat në aeroportin Gatwick të Londrës, ndërsa vendi pret shpalljen e kandidaturës së tij për një mandat të dytë si kryeministër, pasi ai u tha ndihmësve se ishte “gati”.

Johnson ishte me pushime në Karaibe, konkretisht në Republikën Domenikane, nga ku u rikthye me një avion të klasit ekonomik.

Pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Liz Truss, pas dorëheqjes së saj dramatike të enjten pas vetëm gjashtë javësh në detyrë, janë përfshirë në një garë të vërtetë për të Partisë Konservatore.

Ish-sekretarja e mbrojtjes Penny Mordant ishte kandidatja e parë që deklaroi zyrtarisht qëllimin e saj për të emëruar liderin e ardhshëm të partisë konservatore, por Johnson dhe Rishi Sunak, i cili dikur ishte ministër i tij i financave, shihen si pretendentët kryesorë.